Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Eminem zbuloi se si vendosi të linte drogën: Isha në një rreth vicioz
Eminem ka zbuluar një nga periudhat më të errëta të jetës së tij në dokumentarin e ri “Stans”, premiera e të cilit u shfaq në SHBA të enjten, më 7 gusht. Reperi i famshëm foli hapur për betejën e tij me varësinë, mbidozën që pothuajse rezultoi fatale në vitin 2007 dhe momentin që e shtyu të kërkonte ndihmë. i“Isha në një rreth vicioz. Po bija mendërisht, kështu që po merrja më shumë pilula. Pastaj toleranca jote bëhet aq e lartë sa nuk reagon ndaj mbidozës”,-tha ai. Ai kujtoi se u zgjua në spital pa e ditur se çfarë kishte ndodhur, i palëvizshëm dhe me tuba kudo. “Kur arrita në shtëpi, i thashë vetes: ‘O Zot, duhet të bëj diçka. Ndjehesha sikur do të vdisja’”, shtoi...