A e dinit se në vapë trupi humb më shumë magnez? Ja si ta zëvendësojmë natyrshëm!

A e dinit se në vapë trupi humb më shumë magnez? Ja si ta zëvendësojmë natyrshëm!

Pse ndiheni të lodhur në vapë? Faji mund të jetë mungesa e magnezit? Një nga arsyet pse gjatë ditëve të nxehta të verës ndiejmë më shumë dhimbje muskujsh, tension, ngërçe, dhimbje koke apo kemi vështirësi në gjumë, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e magnezit në organizëm. Mungesa e magnezit zakonisht lidhet me inflamacionet muskulore, ngërçet, dhembjet apo migrenën – veçanërisht tek ata që stërviten rregullisht. Por mungesa e këtij minerali të rëndësishëm mund të ndodhë edhe te personat joaktivë fizikisht, dhe gjatë verës ajo bëhet më e theksuar për shkak të djersitjes së shtuar. Çfarë është magnezi dhe pse është thelbësor për shëndetin? Magnezi është minerali i katërt më i pranishëm në trupin e njeriut dhe është i përfshirë në mbi 300 procese jetësore përmes enzimave....