Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër/ Zjarr në kodrat e fshatit Humelicë, flakët përfshijnë masivin pyjor
Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në kodrat e fshatit Humelicë, Njësia Administrative Cepo. Flakët po përhapen me shpejtësi mes fshatrave Humelicë dhe Picar, duke rrezikuar zonat e banuara. Efektivi i MZSH Gjirokastër, i angazhuar në terren për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara dhe për të vënë nën kontroll situatën. Puna vijon intensivisht në kushte të vështira terreni dhe me rrezik të lartë për shkak të erës dhe temperaturave të larta.