Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Po shuhen tufat e deleve e dhive”, Braçe paralajmëron: Pa ndryshimin e TVSH-së, vitin tjetër do kemi edhe më shumë..
Deputeti socialist, Erion Braçe thotë se me paratë që do të shpenzohen për censin e bujqësisë duhet të blihen bagëti pasi stanet po boshatisen. Deputeti ka publikuar videon e një stani, në të cilin sipas tij, vjet ishin rreth 550 krerë dele e dhi, duke shtuar se po ndodh ajo që ka paralajmëruar edhe më përpara, boshatisja e tyre. Ai shprehet kritik ndaj asaj që ai e quan si “operacioni gjëmo faturën” pa marrë parasysh balancimin e TVSH-së, barazimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, për t’i bërë më interesuar blektorët, atëherë “tufat do të shuhen”. “Po vazhdoi edhe pak ky operacioni gjëmo faturën, veçanërisht për bujqësinë edhe blektorinë pa ndodhur ajo që është themelore, balancimi i TVSH, barazimi i tatim mbi vlerën e shtuar,...