BIRN: Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 tonë kokainë

BIRN: Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 tonë kokainë

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri. Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal. Hetimet u zhvilluan nga SPAK në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë, pasi u siguruan të dhëna dhe mesazhe përmes platformës SkY ECC. Organizata e dyshuar kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane...