Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre persona të plagosur

Aksident në Fier, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur” Qafa e Koshovicës” ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.