Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditja e organizatës kriminale shqiptare që shpërndante drogë në Europë, SPAK jep detaje: 8 arrestime, 17 ton kokainë të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur sërish organizatën kriminale të Çopjave në Elbasan, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës. 16 urdhër arreste të reja janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.” Ky grup kriminal, sipas njoftimit zyrtar...