Fshihej në një vilë luksoze, arrestohet në Malaga anëtari i grupit të “Visit të Pojës”

Fshihej në një vilë luksoze, arrestohet në Malaga anëtari i grupit të “Visit të Pojës”

Juxhin Drazhi SPANJË- Juxhin Drazhi është vendosur në pranga nga autoritetet spanjolle në Malaga. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si drejtues i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, Drazhi duket se kishte gjetur strehën e tij larg Shqipërisë por nuk shpëtoi. I riu është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Ai u kap nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin. Hetimet nisën pasi policia mori informacione se anëtarë të një bande ndërkombëtare po strehoheshin në një pronë të izoluar. Nga vëzhgimet rezultoi se Drazhi nuk dilte nga vila dhe siguronte gjithçka përmes bashkëpunëtorëve. Shtëpia ishte në një...