“Mund t’ju them se do jap gjithçka”! Ekipi i Premier League firmos me Armando Brojën, tani është zyrtare

“Mund t’ju them se do jap gjithçka”! Ekipi i Premier League firmos me Armando Brojën, tani është zyrtare

Armando Broja është prezantuar zyrtarisht në ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Burnley nga sot, teksa është larguar përfundimisht nga Chelsea. Tanimë jo në formën e huazimit, Broja ka gjetur shtëpinë e re në Premier League dhe vendin ku pritet që të shpërthejë në të ardhmen. Broja do të jetë pjesë e Burnley për pesë vitet e ardhshme. Një kontratë e gjatë që tregon gjithë besimin që ka Burnley te ky sulmues, përkundër gjithë dëmtimeve të tij në vitet e fundit dhe faktit që nuk e ka shfaqur dot veten. Jo vetëm në kontratën afatgjatë, por edhe në shumë e hedhur, Burnley tregon shpresën te shqiptari.?Jo pak, por rreth 22 milionë euro janë hedhur nga anglezët në drejtimin e Chelsea për...