Falimenton ish-skuadra e Armando Brojës

Falimenton ish-skuadra e Armando Brojës

Një nga klubet më të vjetra dhe me traditë të futbollit holandez, Vitesse, ka mbyllur kapitullin e tij në arenën profesionale. Pas një sërë përpjekjesh të dështuara për të shpëtuar licencën, Federata e Futbollit e Holandës dhe më pas edhe gjykata hodhën poshtë apelimet e klubit, duke vulosur kështu rikthimin e tij në futbollin amator. I themeluar në vitin 1892 dhe pjesë e futbollit profesionist që nga viti 1954, Vitesse festoi më 14 maj 133-vjetorin mes krizës më të rëndë në histori. Pas rënies nga Eredivisie në vitin 2024, situata financiare u përkeqësua në mënyrë dramatike, pavarësisht kërkimeve për investitorë të rinj dhe planeve të shpëtimit. Në vitet ’90, klubi nga Arnhem përjetoi një periudhë të artë, duke ndërtuar stadiumin modern në Arnhem-Zuid, me ambicien...