EMRI-VIDEO/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Shqipëri

EMRI-VIDEO/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Shqipëri

Është arrestuar në Spanjë për llogari të drejtësisë shqiptare, Juxhin Drazhi.  Bëhet me dije se si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç. Juxhin Drazhi, i konsideruar si anëtar i grupit kriminal të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës është kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada). Mediat spanjolle raportojnë se hetimi filloi pasi u bë e ditur se anëtarët e bandës ndërkombëtare po merrnin masa të shumta sigurie në një shtëpi të izoluar në Almuñécar, gjë që ngjalli dyshimet...