Vila, restorte, kompani dhe “cash-i” lumë! Çfarë sekuestroi SPAK gjatë aksionit të sotëm

Vila, restorte, kompani dhe “cash-i” lumë! Çfarë sekuestroi SPAK gjatë aksionit të sotëm

Franc Çopja TIRANË- SPAK ka bërë një listë të pronave dhe aseteve që i janë sekuestruar grupit të Franc Çopjas. Në "pjesën e dytë" të aksionit kundër trafikut të lëndëve narkotike që bënin vëllezërit nga Elbasani, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin për gjithsej 14 pasuri me vlera që arrijnë shumën e disa miliona eurosh. Edhe në këtë rast, janë të përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, etj. Të gjitha pronat kishin një burim: Paratë e gjeneruara nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në Europë.  Resorte turistike: - “Ajman PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.Vila dhe apartamente:- Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në...