“Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

“Krenaria e fundit e Europës”, Teliti godet qeverinë për varfërinë rekord: Shqipëria në fund të listës për fuqinë..

Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar me tone kritike ndaj situatës ekonomike në vend, duke iu referuar të dhënave më të fundit të Eurostat, sipas të cilave Shqipëria ka pagën minimale me fuqinë blerëse më të ulët në gjithë kontinentin. “Edhe vendet ende në luftë, si Ukraina, apo ato me zhvillim të ulët, si Moldavia, na lënë pas”, shkruan Teliti në një postim në Facebook, duke e cilësuar këtë realitet si “krenaria e fundit e Europës”. Ai akuzon qeverinë se rritja ekonomike e propaganduar është vetëm një fasadë, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me varfëri. “Kur populli është i zhytur në varfëri, edhe kontrolli ndaj tij është më i lehtë”, shton Teliti, duke kritikuar mungesën e vëmendjes për çështjet ekonomike...