Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë nga vende të BE-së

Zjarret, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë nga vende të BE-së

Si përgjigje ndaj situatës së zjarreve në vend, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Që nga mëngjesi i sotëm, dy avionë Air Tractor Fire Boss nga Forcat Ajrore suedeze dhe një avion Canadair nga Forcat Ajrore kroate kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Këta avionë, që operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, po mbështesin nga ajri ekipet zjarrfikëse, forcat e emergjencave civile lokale dhe trupat e Forcave të Armatosura. Ata po punojnë së bashku nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që vazhdojnë të jenë aktive në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.