Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SPAK jep detaje për goditjen e grupit të drogës: Tentuan të sjellin në Evropë tonelata me kokainë, lëshohen 16 urdhër-arreste
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritete ligjzbatuese nga disa vende të BE-së, ka goditur një nga organizatat shqiptare më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila kishte kapacitet të ndikonte drejtpërdrejt në çmimin e drogës në tregjet europiane. Hetimet, të nisura mbi bazën e të dhënave të komunikimeve të enkriptuara të platformës SkyECC, zbuluan se grupi drejtohej nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., me bazë në Paraguai, të cilët kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut — nga prodhimi dhe fshehja e drogës në ngarkesa legale, deri te shpërndarja dhe pastrimi i të ardhurave. Autoritetet ndërkombëtare kanë goditur dy ngarkesa rekord kokaine të organizuara nga ky grup: -Nëntor 2020: 11.6 ton kokainë të fshehura në kuti...