Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada tregon se çfarë do të ndryshojë nga 2 shtatori

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada tregon se çfarë do të ndryshojë nga 2 shtatori

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në SHBA, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. Ky është njoftimi i ambasadës së SHBA në Shqipëri i postuar në faqen zyrtare në “Facebook” Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada. “Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që...