Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Familja shqiptare merr nënshtetësinë italiane në Bari, ditën përkujtimit të eksodit të vitit 1991
Sot në Bari u përkujtua 34 vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali, ku anija “Vlora” mbërriti me rreth 20 mijë refugjatë në bord. Në këtë ditë, bashkia e Barit iu dha nënshtetësinë italiane një çifti shqiptar Astrit dhe Daniela Nasufi, që mbërritën në vendin fqinj disa vite pas anijes me refugjatë. Kryebashkiaku Vito Leccese deklaroi se nënshtetësia iu jepet “në përvjetorin e një prej ngjarjeve që shënuan historinë e qytetit tonë”. “Astriti dhe Daniela u zhvendosën në Bari disa vjet pas mbërritjes së anijes Vlora dhe sot ata bëhen qytetarë të plotë italianë, duke përmbushur një ëndërr të ndërtuar mbi punë të palodhur dhe sakrificë, pa harruar origjinën e tyre shqiptare. Në Bari, askush nuk është i huaj, siç themi shpesh, dhe pikërisht atë...