Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ndjeshmëria poetike në “As qeni te porta nuk më njohu” të Arben Prendit
Nga Fatbardhë Hasi Cikli poetik i Arben Prendit, i përmbledhur nën titullin As qeni te porta nuk më njohu, përbën një odise poetike që përfshin më shumë se njëzet e pesë vite krijimtarie. Këto poezi janë krijuar në periudha të ndryshme kohore, dhe bashkohen nga disa motive dhe karakteristika të përbashkëta, siç janë: mungesa, vetmia, ikja, malli, dhimbja, zhgënjimi, dhe herë pas here, edhe ndjesi të zbehta dashurie. Ato reflektojnë një gjendje të thellë emocionale dhe ekzistenciale, e cila lidhet ngushtë me përvojat personale të autorit. Në aspektin tematik, poezitë trajtojnë përballjen me humbjen brenda një ambienti që të ngufatë dhe ndjenjën e izolimit, çka e shtyn subjektin lirik drejt një kërkimi të vazhdueshëm për identitet të ri dhe për lidhje emocionale. Poezia e parë...