Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar
                            Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me nismën e lirimit të hapësirave publike nga bizneset dhe subjekte të tjera. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë postuar pamje nga aksioni, ndërsa shkruan; “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”./ Opinion.al