PSG dorëzohet, Donnarumma tani ka një çmim fiks

PSG dorëzohet, Donnarumma tani ka një çmim fiks

8 Gusht 2025 16:09 Telesport PSG është dorëzuar. I vetëdijshëm se portieri Donnarumma nuk do të firmosë kontratën e re, klubi ka caktuar çmimin e largimit për italianin. Kontrata e ish-portierit të Milanit skadon në qershorin e ardhshëm, kështu që në Paris duhet të veprojnë që tani për të mos e humbur me parametra zero. Sa kushton Donnarumma sipas PSG? “Vetëm” 30 mln euro. Ka plot klube që janë gati ta paguajnë këtë shifër.