Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Levandovski dëmtohet dhe humbet ndeshjen e së dielës, ja kush pritet ta zëvendësojë
Klubi blaugrana ka njoftuar zyrtarisht dëmtimin e Robert Levandovskit, duke e lënë atë të padisponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Komos, e planifikuar për në orën 21:00 në stadiumin Johan Cruyff. Sulmuesi polak pësoi një dëmtim në kofshë gjatë seancës stërvitore të së premtes në Ciudad Deportiva. Kjo është deklarata mjekësore e klubit: “Robert Levandovski ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij në të ardhmen.” Trajneri Hansi Flik ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik, veçanërisht duke pasur parasysh debutimin e tij në La Liga, i planifikuar për javën e ardhshme kundër Majorkas në Son Moix. Qëllimi është që polaku të...