Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Ngjarje e pazakontë/Përplasi disa makina të parkuara në Durrës, më pas refuzoi të bënte testin e alkoolit, arrestohet..
                            Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Z., 40 vjeç, i cili dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin, duke përplasur disa makina të tjera. Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Durrës, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara në rrugë. Pas aksidentit, 40-vjeçari ka kundërshtuar efektivët e Policisë për t’i kryer testin e alkoolit. Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”.