Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Aksident në Milot- Thumanë, plagoset rëndë shoferja, niset drejt Traumës
                            Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën Milot- Thumanë. Një makinë që udhëtonte në drejtim nga Veriu ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë është plagosur rëndë shoferja e automjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Policia drejt vendngjarjes. /vizionplus.tv