Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta kundër Gjykatës Speciale, mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë, i pranishëm dhe Ali Ahmeti
Qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta që do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, pritet të fillojë në orën 17:00. Në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së dhe në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale, protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti. Për të lehtësuar pjesëmarrjen, disa komuna kanë siguruar edhe transport falas për qytetarët. Një pjesë e protestuesve tashmë kanë arritur në kryeqytet, ndërsa të tjerë vazhdojnë të vijnë. Nga Maqedonia e Veriut, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është nisur rrugës për në Prishtinë. Ahmeti do të marrë pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së kundër...