Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“200 mijë euro për të ma sjellë Talo Çelën të gjallë”. Rrëfehet Alibej: Ja takimi im me Dumanin
👁2789
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore për shqyrtimin e dosjes ‘Plumbi i Artë’, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej. Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj, shkruan A2 CNN. Pjesë nga diskutimi: Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin. Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i vitit 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati....