20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë, të moshave 48, 38 dhe 36 vjeç, janë vënë nën hetim në Itali, nën dyshimet për përfshirje në një seri vjedhjesh në banesa në rajonin e Markeve. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, treshja dyshohet se është e lidhur me rreth 20 episode kriminale të regjistruara nga janari deri në prill të vitit 2026. Ngjarjet janë shtrirë në provincat e Ankonës, Maceratës dhe Fermos, ku objektiv i të dyshuarve kanë qenë kryesisht banesat private. Gjykata ka caktuar për të tre masën e arrestit shtëpiak, me detyrimin për të mbajtur byzylyk elektronik. Hetimi është zhvilluar nga karabinierët e Osimos, nën drejtimin e Prokurorisë së Ankonës. Sipas të dhënave të bëra publike, dosja përfshin 16 vjedhje të dyshuara si të kryera dhe tri tentativa. Kontrolli...