Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë
Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive; më shumë maturantë kanë aplikuar që prej periudhës post-COVID-19. “Është viti më i mirë do thoja krahasuar me kohën pas pandemisë që pati rënie. Kemi lëvizur gjithmonë në shifrat 19 500, por nën 20 000. Kjo është hera e parë që kalojmë në raundin e parë shifrën 20 mijë. Kemi pasur 20 200 maturantë, diku te 500 maturantë më shumë nga viti i kaluar. Presim që nga vjeshta dhe maturantët e viteve të shkuara të kemi edhe 3 000 – 4 000 që do shtohen në raundin e dytë”, shprehet Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar. Në 10 programet e listuara si preferencat e 20 200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon...