2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

Akuzoheshin për ryshfet prej dy mijë eurosh në procesin e legalizimit të një banese, GJKKO ka dënuar me një total prej katër vitesh burg tre persona, ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë të përfshirë në një rast korrupsioni. Pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe paraqitjes së pretencave nga SPAK, kryesuesja e trupës gjykuese, Fjorela Davidhi, shpalli fajtorë tre të pandehurit. Endri Ngresi, ish-punonjësi i Kadastrës u dënua me tre vite burg dhe përjashtim nga çdo funksion publik për pesë vitet e ardhshme. Ardjan Kumaraku mori një dënim me një vit burg, ndërsa për të pandehurën Afërdita Vidhi...