Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Vijon zjarri në pyllin me pisha në Fier, bimësia vështirëson punën e zjarrfikësve, digjen 5 ha
                            Vatra e zjarrit në Fier po përhapet në pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqare, Drenie dhe Lofkënd. Forcat ushtarake të repartit të Poshnjës në Berat, zjarrfikësit e Mallakastrës dhe Patosit ndodhen në vendngjarje. Pylli po digjet me shpërthime të befta të vatrave të zjarrit për shkak të qilimit halor shumëvjeçar. Shkurret dhe terreni i thyer vështirësojnë punën. Ndërsa zjarri nisi një ditë më parë, deri më tani rezultojnë të shkrumbuara 5 hektarë pyll pishe dhe shkurre. Top Channel