Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Ngjarje e rëndë në Dimal/ 43-vjeçari dhunon nënën e pajisur me urdhër mbrojtjeje
                            Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 43-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. E dëmtuara ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi autorin të përsëriste aktin e dhunës. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. V., banues në Vlorë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin D. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.