Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e Betejës së Kaçanikut në krye me Idriz Seferin (1910)
Më 30 prill 1910 ushtria osmane, e komanduar nga Shefqet Turgut pasha dhe e përbërë në fillim nga 9 000-10 000 veta, e përforcuar me reparte kalorësie dhe e mbështetur nga zjarri i artilerisë, filloi mësymjen kundër 3 000-4 000 kryengritësve shqiptarë të përqendruar në Shkallën e Kaçanikut të udhëhequr nga Idriz Seferi. Para sulmit të përgjithshëm ushtria osmane goditi me artileri fshatrat përreth. Masakrimi i grave, i fëmijëve dhe i pleqve që kishin mbetur atje, nuk solli, ashtu siç e kishte parashikuar Shefqet Turgut pasha, shkurajimin e mbrojtësve shqiptarë të Grykës së Kaçanikut. Përkundrazi, me gjithë epërsinë e madhe numerike të forcave armike, kryengritësit i thyen sulmet e tyre. Për dy ditë rresht (më 30 prill-1 maj) divizioni osman nuk mundi të mposhtte qëndresën...