Sekreti i letrës së Marksit, që shqiptari s’guxoi ta thoshte

Sekreti i letrës së Marksit, që shqiptari s’guxoi ta thoshte

Është një e vërtetë e pamohueshme, me peshë të madhe historike e sociale që Revolucioni Socialist i Tetorit, i cili triumfoi në Rusi 100 vjet më parë, përbën një ngjarje epokale që tronditi botën dhe shënoi një nga kthesat më të mëdha të shoqërisë njerëzore. Me këtë revolucion gjetën shprehje si asnjëherë idealet liridashëse të popujve për një shoqëri të drejtë e të barabartë që do të mishëroheshin dhe do të konkretizoheshin në rendin socialist që nisi të ngrihet përmes vështirësive të mëdha, si nj sprovë e parë e pangjarë në Rusinë e prapambetur, të vuajtur e të shtypur në vitin 1917. Për këtë realitet social fenomenal kam medituar e reflektuar gjatë gjithë jetës sime të ndërgjegjshme. Në rini, me entuziazëm të madh, më pas...