Ari i Mbretit Alarik: Thesari i fshehur, që nazistët nuk mundën ta gjenin

Ari i Mbretit Alarik: Thesari i fshehur, që nazistët nuk mundën ta gjenin

Duke sunduar me grusht të hekurt që në fillimin e atij që u quajt Rajhu i Tretë, Adolf Hitleri njihej për brutalitetin e tij, së bashku me botëkuptimin e tij antisemit dhe racist, se ekzistonte një “racë mjeshtërore”, Arianët, që duhej ta dominonin planetin. Kjo nxiti atë që më vonë u bë i njohur si Holokausti, një gjenocid sistematik që shkaktoi vdekjen e 6 milionë hebrenjve në Evropë dhe 5 milionë jo-hebrenjve të tjerë. Ndërsa janë tashmë të njohura tmerret e papërshkrueshme, ideologjitë e urrejtjes dhe reputacioni i Hitlerit si një diktator fashist i çmendur, shumëkush mund të mos e dijë se ai ishte edhe një njeri shumë supersticioz. Siç e shpjegoi profesori i Universitetit Stetson Erik Kërlander në një artikull shkencor të vitit 2020...