Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Ervin Romel: Gjenerali më i besuar i Hitlerit, që u përpoq ta vriste Fyhrerin
Thuhet se tradhtia më e dhimbshme, është ajo e atij, tek i cili ke pasur më shumë besim. Adolf Hitleri e dinte se si u ndje kur zbuloi se gjenerali i tij më i preferuar dhe më i besuar,Ervin Romel ishte pjesë e komplotistëve që donin vdekjen e tij. Ndërsa është cilësuar shpesh si një nga “nazistët e mirë” për shkak të atentatit, historia e tij, dhe rrugëtimi i Rajhut të Tretë nuk ishin aq të thjeshta. Dhe ushtaraku i lartë, që e kuptoi gradualisht barbarinë e nazizmit, përfundoi duke i kthyer shpinën Fyhrerit dikur aq të dashur. Johanes Ervin Rugen Romel lindi në një familje modeste në Gjermaninë Jugore më 15 nëntor 1891. Karriera e tij e spikatur nisi kur ai u bashkua Regjimentit të Këmbësorisë të zonës ku banonte kur ishte vetëm 18 vjeç. Ai i ra menjëherë në sy eprorëve. Romel ishte tashmë një hero i njohur lufte kur Adolf Hitleri u ngjit...