Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Didius Julianus, njeriu që e bleu në një ankand Perandorinë Romake
Në vitin 193 të Erës Sonë, u zhvillua një ankand që e tronditi botën antike, pasi blerësit konkurruan për “objektin” më të madh që ishte dëgjuar ndonjëherë:Perandorinë Romake. Pas vrasjes së perandorit Pertinax nga mbrojtësit e tij të betuar në Gardën Pretoriane, Perandoria Romake, u nxor në shitje, për t’ia dhënë ofertuesit më të lartë. Në fund, ftues do dilte Didius Julianus, një senator i pasur, dhe me shumë ndikim në Romë. Babai i tij, Petronius Didius Severus, ishte patriarku i familjes së famshme Petroni, ardhur nga Milano. Nëna e tij Aemillia Clara, e kishte origjinën nga juristi i famshëm romak Salvius Julianus Aemillianus. Didius u rrit në familjen e shquar të Antoninëve nga nëna e perandorit Marcus Aurelius, Domitia Lucillus, dhe ishte pjesë e kolegjit të shenjtë të “Sodales Antoniniani”, një sekt që adhuronte perandorin. Antoninët ishin një familje tepër e fuqishme, që ishin ngjitur në krye tëkupolës së pushtetit me ardhjen në krye të Antoninus Pius në vitin 138 të Erës Sonë, dhe më vonë të Marcus Aurelius nga viti 161....