Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A i ndihmoi lufta shoqëritë të bëheshin më të mëdha dhe më komplekse?
Nga Tim Brinkhof Rreth 10.000 vjet më parë, qytetërimi ynë nisi të zhvillohej me një ritëm eksponencial.Shpeshherë studiuesit e kanë shpjeguar këtë rritje përmes 2 teorive të mëdha. Njëra fokusohet tekbujqësia dhe tjetra tek konflikti. Këtë vit, studiuesit analizuan statistikat e perandorive të lashta,për të përcaktuar se cila nga të dyja ishte më e rëndësishme. Nëse do të studionit zhvillimin e qytetërimit njerëzor – i përcaktuar nga madhësia e popullsisë, si dhe prodhimi ekonomik dhe kulturor, midis faktorëve të tjerë – do të zbuloni se zhvillimi nuk është linear, por eksponencial. Për dhjetëra mijëra vjet, njerëzit jetuan në të njëjtën organizatë shoqërore bazë. Por më pas, rreth 10.000 vjet më parë, gjithçka ndryshoi:në një periudhë të vogël kohore, gjuetarët-mbledhës u vendosën nëpër fshatra. Më pas këto të fundit u shndërruan në qytete, qytetet në mbretëri, dhe mbretëritë në shtetet-kombe. Studiuesit e disiplinave të ndryshme akademike – përfshirë historinë, ekonominë dhe...