Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Reshjet e dëborës në veri të vendit, si paraqitet situata në qarkun Kukës
                            I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu e borë, ku dhe në këto momente vazhdojnë të jenë të pranishme. Këto momente edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukesi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e  Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara  nga Drejtoria UK Kukës...