Rriten regjistrimet për punësim nga persona me aftësi të kufizuar: 3500 individë në kërkim pune

Rriten regjistrimet për punësim nga persona me aftësi të kufizuar: 3500 individë në kërkim pune

Ervisa Kuka, e cila prej 4 vitesh po përballet me sfidën e reduktimit të shikimit dëshmon se aftësitë dhe vullneti janë çelësi për të kapërcyer çdo pengesë. Prej dy vitesh ajo është specialiste e shërbimeve të punësimit në zyrën e punës në Tiranë. “Jam diplomuar në fushën e drejtësisë. Puna ime ka të bëjë me informimin e qytetarëve… “Është e vështirë por jo e pamundur, jam munduar vetë me forcat e mija”, tha Evisa Kuka, specialiste e Shërbimeve të Punësimit, Tiranë. Ervisa thekson rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në tregun e punës, ku vlerësohen aftësitë, përtej çdo paragjykimi dhe kufizimi. “Mesazhi që dua tu jap të gjithëve është që të trokasin sepse nëse keni dëshirën për të punuar do hapet një derë për ju”, tha...