Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Moti i keq dhe reshjet e dëborës, ja si paraqitet situata në qarkun Kukës!
                            Qarku i Kukësit është përfshirë ditën e sotme nga reshjet e shiut e borës, të cilat vazhdojnë ende të jenë të pranishme. Edhe zonat e ulëta dhe tre qytetet e verilindjes, Kukësi, Bajram Curri dhe Kruma janë zbardhur po ashtu nga dëbora. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore vazhdon puna për pastrimin nga bora dhe kriposjen e atyre segmenteve ku ka qenë e nevojshme me qëllim mbajtjen funksionale të tyre. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç fshatrave Myhejan, Buçaj, Astë e Sopot Nj Adm Tropojë, Bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës njoftom...