Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Jeta e Arbëreshëve në Kalabri gjatë viteve ‘50
Rimëkëmbja e pasluftës në komunitetet italo-shqiptare në periudhën 1945 – 1956 karakterizohet nga kriza e thellë ekonomike dhe shoqërore e trashëguar nga periudha Fashiste dhe lufta që zbrazi fshatrat nga rinia më e mirë që kishte vendi. Rënia e monarkisë së Savojës dhe lindja e Republikës u japin një frymë shprese popullatave të rraskapitura nga vështirësitë e luftës dhe nga abuzimet e një klase të pronarëve të tokave të cilët përpiqen të mbajnë një pushtet shtypës mbi një pjesë të madhe të popullsisë së pambrojtur. Me Republikën e re vjen në 1948 Kushtetuta e re Republikane, e cila në Nenin 6 parashikon një ligj të posaçëm të mbrojtjes për pakicat e brendshme dhe historike të territorit Italian. Pastaj miratohet ligji për caktimin e tokës fshatarëve...