Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një zbulim i madh për historinë e Kosovës antike: Ulpiana e harruar nga vizitorët
Entuziazmi për punë është shtuar tek arkeologët në qytetin antik të Ulpianës. Një mozaik i vjetër, por zbulim i ri, u ka dhënë energji shtesë grupit të arkeologëve, me përbërje vendore e ndërkombëtare për të vazhduar gërrmimet. Mozaiku mijëra-vjeçar duket se po i shijon rrezet e diellit, teksa punëtorët aty, shkojnë e vijnë me vrap. “Është një ndër zbulimet më të mëdha arkeologjike që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë”, është fjalia plot krenari e arkeologut Ilir Culaj, që shpjegonte pa përtesë të gjithë historinë e Ulpianës. Duket se puna në këtë hapësirë pak kilometra nga Prishtina, i është bërë edhe pjesë e jetës. Në telefon ai mban një skicë të konstruktuar me mbetjet e Ulpianës, e të cilat priten të gërmohen tutje. Më pak se 10...