Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Qytetet nëntokësore në mbarë botën e lashtë, midis miteve dhe realitetit
Strukturat nëntokësore, dhe ndonjëherë edhe qytete të tëra, kanë qenë gjithmonë pjesë e miteve dhe besimeve fetare në mbarë botën. Ndërsa disa prej tyre janë zbuluar, shumica prej tyre jo. Krahas këtyre tregimeve për qytetet nëntokësore, ka edhe histori të tjera mbi rrjete dhe tunele nëntokësore që lidhin vende të ndryshme, apo edhe vendbanime të nëndheshme, të cilat ndonjëherë shtrihen për shumë kilometra. Sipas traditave mitologjike anembanë globit, qytetet nëntokësore quheshin kryesisht si hyrje për në botën e nëndheshme. Atje shkonin zakonisht të vdekurit. Pak njerëz të gjallëlejoheshin ta vizitonin apo do të komunikonin me shpirtrat e të vdekurve, Zotat, mbretërit apoushtritë e botës së nëndheshme. Por në disa raste, dhe sipas legjendave, ata mund ta ringjallnin edhe një të vdekur. Një nga qytetet më të famshme mitike nëntokësore është qyteti Agarta, që thuhej se ndodhej në qendër të Tokës, Bërthama e Tokës. Origjina e këtij miti është Azia Qendrore, dhe raca që banonte në këtë mbretëri nëntokësore u quajt Agarti. Teozofistët i referohen Agartës si një kompleks...