Cila është historia e fshatit Tushilë të Skenderajt që dikur njihej si “Qyteti i Madh”, vendbanim mesjetar

Cila është historia e fshatit Tushilë të Skenderajt që dikur njihej si “Qyteti i Madh”, vendbanim mesjetar

Fshati Tushilë i komunës së Skenderajt është ndër fshatrat më të pasura në këtë komunë me të kalurën e tij historike rreth gjetjes së artefakteve. Ky fshat sipas studiuesve është vendbanim mesjetar, ku në atë kohë përbëhej nga “Qyteti i Vogël, “Qyteti i Madh” që ndodhej në pozitë jashtëzakonisht strategjike, ku ngrihej vendbanimi mesjetar i fortifikuar, nga një Kishë Mesjetare që sot quhet “Livadhi i Kishës”, “varreza të moçme” mesjetare dhe “Traseja e rrugës së vjetër” që sot gjindet në gjatësi prej 40 metrash dhe gjerësi prej 3 metrash në drejtim të fshatit Kopiliq, ku kjo rrugë lidhte këto dy fshatra në kohën e mesjetës. Fshati Tushilë duke pasur një pozitë tejet të mirë gjeografike për mënyrën e jetës mejsetare, bëri që ky fshat i...