Zbulohet në Spanjë një kompleks i madh megalitik:A është një tjetër Stonehenge?

Zbulohet në Spanjë një kompleks i madh megalitik:A është një tjetër Stonehenge?

Tre rrethime megalitike, 2 kromlehë, 526 menhirë dhe disa grupe dolmenësh, që të gjithëlloje gurësh me forma dhe madhësi të ndryshme. Është ky zbulimi i jashtëzakonshëm i bërë nga një grup arkeologësh spanjollë në provincën e Huelvas në Spanjë. Merita indirekte i shkon pemëve të avokados. Në vitin 2018, duke u nxitur nga rritja e çmimeve të këtyre frutave, pronarët e tokës vendosën të shndërrojnë 600 hektarët e fermës në plantacione të mëdha me avokado. Qeveria rajonale Andaluzisë ra dakord por me një kusht. Më parë duhet të kryheshin disa kërkime arkeologjike, të cilat zbuluan në fakt edhe praninë e relikeve historike. Kompleksi megalitik është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në mbarë Evropën. Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën spanjolle “Trabajos de Prehistoria”. Rezulton se ndërtimi i kompleksit ka nisur në fund të mijëvjeçarit VI-të Para Krishtit, dhe zgjati për thuajse 3000 vjet, nga Neoliti i Mesëm deri në Epokën e Bronzit të Lashtë. Menhirët (gurët e mëdhenj të futur vertikalisht në tokë) janë elementët më të shumtë nënumër:526 të tillë u gjetën të ngritur ose të rrëzuar përtokë, disa në formë drejtkëndëshi, të tjerët në...