Margaret Thatcher dhe Ten Hsiao Pin: Zonja e Hekurt dhe Dragoi

Margaret Thatcher dhe Ten Hsiao Pin: Zonja e Hekurt dhe Dragoi

Ka qenë edhe prej hekuri, por Lady Thatcher që zbarkoi në Pekin në orën 13 e 30 të pasdites së 22 shtatorit 1982 nuk ngjante me të fortën Meryl Streep, e destinuar që ta mishëronte pothuajse 30 vjet më vonë në një film prej Çmimi Oscar. Hunda e fryrë dhe e skuqur prej një të ftohure të keqe, pasojat e vizitës 4 ditore në Japoni, gjatë së cilës kishte fjetur shumë pak, bezdia vetëm e mendimit për t’ju drejtuar Francis Pym, titullarit të Foreign Office që ishte luhatur në momentin vendimtar të luftës për ishujt Falkland, e gjitha kjo i jepte një pamje të errët dhe mjegullt dhe grindavece prej zonje në moshë, megjithëse vite kishte vetëm 57 dhe mund të konsiderohej në apogjeun e...