Zotërinj anglezë, qëlloni të parët!

Zotërinj anglezë, qëlloni të parët!

Nga: Dashnor Kokonozi Këtë shprehje në të vërtetë e kisha dëgjuar nga tifozët francezë shumë vite më parë, gjatë kampionatit botëror 1998, po edhe në nga ndeshjet e radhës midis Francës dhe Anglisë. Diçka si për të thënë se edhe duke ju lënë të gjitha avantazhet, prapa do t’ju rrahim. Kështu e kisha interpretuar. Më afër për të nisa të interesohem vitet e fundit kur me rastin e Brexit-it, e shihja se u ringjall në trajta të ndryshme: “Messieurs les Anglais, partez les premiers!”, “Mesdames et messieurs les Anglais, payez les premiers!” Prapë nuk shkova më tej dhe nuk do të shkoja sikur një ditë, ndërsa po shëtisja me biçikletë diku në një pyll pranë shtëpisë sime, pashë një obelisk të mrekullueshëm, nga ata që...