​Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

​Historia e përdorimit të eterit si anestezi në mjekësi

176 vjet më parë, më 30 shtator të vitit 1846, eteri u përdor për herë të parë si anestezi në mjekësi. Atë ditë Eben Frost shkoi në zyrën e dentistit William Morton në Boston Massachusetts. Frosti pati dhimbje dhëmbi. Ai u tmerrua teksa mendonte se kjo dhimbje do të ishte akoma më e madhe kur t’i hiqej dhëmbi. Frost iu lut doktor Mortonit që ta hipnotizonte për të mos ndjerë dhimbjen. Por kjo nuk ishte e nevojshme. Doktor Mortoni kishte disa kohë që eksperimentonte me eter. Ai e kishte bërë provë tek qeni i tij, macja edhe tek vetja, megjithatë asnjëherë tek një pacient. Dentisti i tha z. Frost se ai mund t’i ofronte diçka më të mirë se hipnoza, nëse ai do ta pranonte....