110 vjet më parë, më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane

110 vjet më parë, më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane

Jahja Drancolli 110 vjet më parë, më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Menjëherë pasuan Serbia, Bullgaria dhe Greqia, dhe më këtë filluan Luftërat Ballkanike të përgatitura prej kohësh, të cilat zgjatën nga tetori 1912 deri në korrik 1913. Me pushtimin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Sanxhakut, kushtet në këtë pjesë të Europës do të ndryshojnë rrënjësisht. Luftërat Ballkanike u bënë të njohura kudo për krimet kundër shqiptarëve të kryera sidomos nga ushtria serbe. Ato përfshijnë ekzekutime masive, masakra të popullatës civile, spastrim etnik, krishterim të detyruar dhe persekutim. Për të hetuar krimin, Carnegie Endowment for International Peace formoi një komision të posaçëm që u dërgua në Ballkan në vitin 1913 (Cfr. Dubravka Stojanović, U spirali zločina: Balkanski ratovi). Duke...