Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
1929 / Tërmeti i parë që shkundi fort Wall Street-in dhe zhyti Amerikën në krizë
Në 21 tetor, 1929, 500 burra e gra të pushtetshëm udhëtuan për në Dearborn, Michigan, për të festuar ditëlindjen e pesëdhjetë të llampës elektrike të Thomas Edisonit. Mikpritësi ishte Henry Ford, ndërsa ndër mysafirët, njerëz të shquar si Marie Curie, George Eastman dhe John D. Rockerfeller Jr. iu bashkuan Presidentit Herbert Hoover në dollinë për shpikësin e madh. Presidenti foli për “udhëheqës të mëdhenj që kanë konvertuar fizikën e pastër të elektricitetit në një produkt të taksueshëm” dhe për “lumenjtë e djersës që janë kursyer nga kurrizet e burrave dhe puna e rëndë e pafundme nga e cila kanë shpëtuar duart e grave”. Por edhe teksa këta gjigantë festonin triumfin e kohëve moderne, ekonomia që ata kishin ndërtuar po shpërbëhej. Tetë ditë më vonë, në...