Burimi: 
								Inforculture.info
								
							
                                    Foto © Inforculture.info                                
                            Shala e Bajgorës në vështrim historik
                            Shkruar nga Fazli Hajrizi Shala e Bajgorës, në krahasim me sipërfaqen dhe popullsinë është një nga zonat më të pasura me minerale në Ballkan (Gadishullin Ilirik) e më gjerë. Kjo shpjegohet me ndërtimin gjeologjik-tektonik të larmishëm e në veçanti me vullkanizimin e ri të terciarit. Në bazë të studimeve të bëra është vërtetuar se Shala ka një pasuri minerale dhe një potencial metalogjenik rnjaft të madh. Ajo zotëron rezerva të mëdha të plumbit dhe zinkut duke e renditur në vendet e para të Evropës. Vendburimi i plumbit dhe i zinkut në Trepçë është vendburimi rnë i madh skarnor-hidrotermal në gjithë Evropën. Rezervat industriale të zbuluara arrijnë në mbi 20 milion ton. Karakteristikë është edhe përmbajtja shumë e lartë me xeherorë e plumbit (rreth 7%), zinkut...